Emri i presidentit të ri “peng/ Kryeministri Rama udhëton drejt SHBA, zbulohet arsyeja

0
708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa zgjedhja e presidentit të ri të vendit ka mbetur “peng” pas diegjes së raundit të tretë, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt SHBA, shoqëruar nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

Arsyeja e kësaj vizite është se më datë 1 qershor, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për 30 ditë, vendi ynë do të mbajë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm botëror për sigurinë, në Kombet e Bashkuara.

Një vit më parë, më 11 Qershor 2021, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kjo është dhe arsyeja pse Edi Rama dhe Olta Xhaçka do të nisen sot drejt Amerikës, ku do të qëndrojnë për pak ditë.

Ndërkohë, në Kuvend do të mbahet dhe seanca plenare për Raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Një seancë që pritet të zgjasë vetëm pak minuta, pasi opozita dështoi të propozonte një emër, duke pretenduar se PS e prishi marrëveshjen.

Tashmë teksa u dogj edhe raundi i tretë, pritet që presidenti të zgjidhet nga mazhoranca.

Zjarr Tv Ad