Inceneratorët/ Kryemadhi publikon fakte të reja: Thanas Çani është thirrur në 2019 nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro! 94-vjeçari nuk ka firmosur kontratat

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar të tjera faktë në lidhje me aferën e inferatorëve. Në një dalje për mediat, Kryemadhi u shpreh se i moshuari, Thanas Cani është thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro. Ajo sqaroi se ai nuk ka firmosur, ndërsa kontratat ishin të panoterizuara.

“Dua të bëj një sqarim për pensionistët, të cilët janë të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar. Në dijeninë time sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, diskutuam. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, jo vetëm nuk kanë firmosur kontrata por në 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro. Është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024, edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni, nuk e kanë bërë të ditur që ti zotëri ke firmosur një kontratë.

Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet, sepse këtë institucion e Edi Rama Edi Rama, është që të dyja kontratat e zotit Thanas Cani janë të panoterizuars. Të më gjejë një biznes që regjistrohet pa kontratë të panoteroizuar. Firma nuk është e Thanas  Canit”, tha Krymadhi.

Zjarr Tv Ad