29-vjeçari shqiptar shuhet në aksident tragjik në Itali

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është Aldo Gjoka. I riu shqiptar ka lindur në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Torre Specchia, në Salento. Gjoka ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një makinë. Mediat italiane shkruajnë se vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Sipas verifikimeve paraprake, pas përplasjes, shqiptari ka përfunduar në murin e një prone private. Ndërsa makina përfundoi me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjeve u shkatërrua edhe një shtyllë e ndriçimit.

Shqiptari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Motori i tij ishte pothuajse i shkatërruar tërësisht në pjesën përpara.

Pas përplsjes mjeti mori flakë menjëherë e për pasojë u shkatërruan dokumentet e drejtuesit të tij, dukee bërë fillimisht të vështirë identifikimin e viktimës.

Aldo Gjoka njihej në zonën ku banonte si Aldino. Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai njihej për zemërgjerësinë dhe ishte i respektuar nga të gjithë. Ai la pas prindërit dhe një motër./tvklan.al

Zjarr Tv Ad