3 hapa për të kuptuar nëse kartëmonedha e re është e vërtetë apo false: Nëse e lëviz kundrejt dritës do të vëreni se…

0
522
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot del në qarkullim kartëmonedha e re prej 10 mijë lekësh të reja ose 100 mijë lekë të vjetra. Kartëmonedha e 10 mijë lekëshit do mbajë figurën e Asdrenit, krijuesit të himnit tonë kombëtar. Seria e re e kartëmonedhave mban material më jetëgjatë dhe elemente të reja sigurimi, si holograma, filli i sigurisë që ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme ndriçimi. Por si do të kuptojmë nëse kartëmonedha është e vërtetë apo false?

Alba Gjoka, përgjegjëse e departamentit të misionit në Bankën e Shqipërisë e ftuar në një emision tregon tre hapat që duhet të ndjekim, për të kuptuar nëse kartëmonedha e re është e vërtete apo false. Ajo thekson se verifikimi bëhet nëpërmjet tre hapave: Prek-Shiko-Lëviz. “Kartëmonedha 10 mijë lekëshit ka elementë të sigurisë në numër më të madh se kartëmonedhat e tjera. Banka e Shqipërisë e instrukton publikun që të kuptojë nëse një kartëmonedhë është e vërtetë, nëpërmjet 3 hapave: Prek-Shiko-Lëviz.

  1. Nëse e prek, kartëmonedha 10 mijë lekëshe është kartëmonedha e vetme, që në të dyja krahët ka printimin e ngritur. Nëse e prek në të dyja krahët ajo është e ashpër. Këtë specifikë e ka vetëm prerja e 10 mijë lekëshit.
  2. Shiko do të thotë që kartëmonedhën duhet ta drejtosh drejt një burimi drite dhe të shikosh aty figurën ujore. Është një hapësirë që duket sikur është bosh, por në të vërtetë nuk është bosh. Nëse e vendos në dritë është figura ujore. Për veç portretit kryesor, Asdrenit është edhe vlera nominale 10 mijë lekë dhe figura, pra janë tre figura brenda kësaj hapësire të vogël që quhet portreti ujor.
  3. Lëvize kartëmonedhën drejt një burimi drite. Nëse e lëviz kundrejt dritës do shikosh fillin e sigurisë, që ndërron ngjyrë. Do shikojmë shiritin hologram, që duken pullat e mëdha, me ngjyrë të argjend, por nëse lëvizin drejt dritës ndryshojnë edhe ngjyrën por edhe pamja e pullës. Kemi edhe librin me penë, i cili kur lëviz kundrejt dritës, ndryshon ngjyrë”, shprehte përgjegjësja.
Zjarr Tv Ad