32 vjet nga hapja e ambasadave në 1990, Meta: Pas tri dekadash, situata aktuale!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E shtuna shënon 32 vite nga hapja e dyerve të ambasadave për mijëra qytetarë në 2 korrik të 19900, në ngjarjen më të bujshme politike, që i dha grusht të fortë diktaturës. Ky moment historik u përkujtua nga presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili theksoi se situata është ende aktuale, ndërsa bëri thirrje për plotësim reformash për integrimin në BE

2 Korriku shënon  32-vjetorin e një prej ngjarjeve më të mëdha dhe të bujshme politike, që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe çoi me shpejtësi në fundin e saj. Në 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë mësynë drejt dyerve të ambasadave të huaja në Tiranë, të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar për 45 vjet nga regjimi komunist.

Këtë moment historik e kujtoi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili shprehu mirënjohjen për heroin e 2 korrikut, Ylli Bodinakun, ish-i burgosuri politik që rrëzoi me kamion murin rrethues të ambasadës gjermane duke u futur në oborrin e saj me familjen dhe fëmijët e mitur si dhe 40 persona të tjerë.

Sipas kreut të shtetit, rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e ambasadës gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Meta: “Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!”

Zjarr Tv Ad