32-vjetori i themelimit i gjeti të ndarë, pas festës së Alibeajt Berisha mbledh demokratët e tij, i pranishëm edhe Ilir Meta

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky 32-vjetor i themelimit të Partisë Demokratike gjeti demokratët të ndarë në dy grupe, atë të Sali Berishës dhe atë të Enkelejd Alibeajt.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj, mblodhi demokratët paradite për të festuar, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi që të mbledhë grupin e tij pasditen e sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sërish është shfaqur me syze, pas goditjes me grusht nga Gert Shehu më 6 dhjetor, shihet teksa është në shoqërinë e Belind Këlliçit, Luçiano Boçit, Bardh Spahias e shumë demokratë të tjerë.

Gjithashtu i pranishëm në këtë organizim është edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad