“Po përgatitet një skenar si në Donbas, Ukrainë”, Majko për tensionet në veri të Kosovës: Vuçiç nuk duhet nënvlerësuar

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku policia dhe forcat e EULEX-it janë sulmuar nga grupet serbe pranë kufirit mes vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Majko është shprehur se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të mos nënvlerësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, teksa shtoi se në veri të Kosovës po përgatitet një seknar si ai i Donbasit në Ukrainë.

“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po përgatitet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!”, shkroi Majko.

Zjarr Tv Ad