35 vjeçari bie nga pallati te “Shqiponja”, ndërron jetë në vendngjarje

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35 vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad