Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet.
Lideri i opozitës Lulzim Basha u beri thirrje qytetareve te dalin masivisht ne protestën e 27 janarit per t’i dhëne fund qeverisjes se bandave. Kryedemokrati tha nga Berati se Edi Rama braktisi detyrimet ndaj shqiptareve per shkak te aleancës se tij me krimin.
Basha akuzoi kryeministrin se paratë qe duhet te investoheshin për shëndetësinë dhe arsimin i përdori, por për t’u pasuruar vete dhe klientët e qeverise.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu vendosmërinë e opozitës per t’i shkuar deri ne fund objektivit per te larguar nga pushtetarët e korruptuar dhe per t’i vene ata përpara drejtësisë.