360° Gradë – AEROPORTI NE VLORE, NOVOSELA SHPRESON NE NJE ZHVILLIM TE ZONES

0
403
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Muaji qershor do te stratoje nisjen e punimeve per aeroportin e Vlores. Kreu i njesise administrative Novosele,Koanan Shakaj,konfirmon se aeroporti do te jete nje ndihme dhe zhvillim per zonen e Novoseles.

4.5 km i gjate dhe 1.5kmi  gjere. Janë këto permasat aktuale të aeroportit në zonën e Akërnisë.  Aeroporti i Vlores,eshte ndertuar filimisht në vitin 1963 ,duke funskionuar si nje aeroport  ushtarak deri ne vitin 2000,kryesisht per vetem periudhen e veres. Ne vitin 2000  nisi projekti i pare per ndertimin e nje aeroporti civil por projekti i startuar nga nje kompani italiane mbeti ne mes,per shkak se punimet nuk nisen asnjehere. Shkak në atë kohë u fol edhe për faktin se koncensioni i dhënë për aeroportin e Rinasit në bazë të një marrëveshje me shtetin shqiptar nuk lejonte ndërtimi e një tjetër aeroporti në Shqipëri. Tashme do te jete muaji qershor qe do te startoje punimet per aeroportin e dyte me te madh ne vend,punime te cilet priten te zgjasin nga 18 deri ne 22 muaj. Kreu i njesise administrative Novosele,Koanan Shakaj,konfirmon se aeroporti do te jete nje ndihme dhe zhvillim per zonen jo vetem te Novoseles dhe Akernose ku do te ndertohet por edhe per te gjithe qarkun e Vlores.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në zonën e Akërniosë,ndërsa në garë janë tashmë tre kompani turke për ndërtimin e tij.

Zjarr Tv Ad