Amnistia e liroi, por “zanatin” s’e harroi! I riu vjedh makinën dhe zhduket

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardian Isufi, pogradecari që ditën e mërkurë la qelitë e burgut të Drenovës është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme për vjedhje.

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë që përfitoi nga Aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet “Ford Fiessta” i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizjet e tij. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip “Ford Fiessta” që kalonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec deri në fshatin Luamalas.

Zjarr Tv Ad