“Drogaxhi i m**it, ik hiq ndonjë vizë”/ Publikohet sherri i ashpër mes këngëtares Maya dhe bashkëshortit: Ik o palaço grua, do dalësh me shqelma

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet po qarkullon një video e sherrit mes saj dhe bashkëshortit.

Videoja e publikuar nga Ora News dhe e regjistruar nga bashkëshorti i saj, tregon momentin e përplasjes së dy bashkëshortëve në ambientin e shtëpisë së tyre.

Debati sipas videos duket se ka nisur kur këngëtarja ka hyrë në shtëpi, ndërkohë që Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa sepse është e tija .

Kjo e fundit shihet që del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ku gjithashtu lajmëron dhe policinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar.

Debati:

Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prna ime

Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.

Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia

Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë

Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.

Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime

Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë

Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin

Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.

Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.

Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.

Policia: Do vinë të dy në rajon.

Zjarr Tv Ad