Gazetari: Ja kush janë politikanët që janë kundër SPAK dhe po e sulmojnë “fshehtas”

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lavdrim Lita ka theksuar se propozimi i PD për dy amandamentet, do jenë një ndihmë për SPAK, për shkak se prokurorët e këtij institucioni janë shumë të ngarkuar.

Lita në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, theksoi se kundër reformës në drejtësi janë Sali Berisha dhe disa deputetë pranë tij.

Gjithashtu ai shtoi se kundër SPAK janë Ilir Meta, ndërsa qeveria sipas tij po e lufton në fshehurazi.

“PD ka shprehur një vullnet të mirë për të propozuar dy amendamente që e ndihmojnë dhe e mbështesin SPAK. Bëhet fjalë për faktin që duhet krijuar një sektor për mbështetje ligjore. Çdo prokuror i SPAK ka 50 dosje secili. Duhen disa ndihmësa dhe këshilltarë që të hartojnë dokumentacionin, të përgatisin nga pikëpamja dokumentare të gjithë procesin, sigurisht në mbikëqyerjen e prokurorëve dhe BKH-së. Është një suport që i jepet punës së tyre. Pas përfundimit 9 vjeçar, çdo prokuror i SPAK do të ketë një garanci minimale që të ketë një standard profesional dhe financiar me përvojën që ka pasur më përpara.

Nga pikëpamja politike PD po e pozicionon veten si një formacion politik pro Reformës në Drejtësi, duke hequr një njollë që i është vënë nga Rama dhe ndërkombëtarët. PD nuk ka qenë kundër Reformës në Drejtësi. Sali Berisha ka qenë kundër Reformës dhe disa politikanë që janë në krah të Berishës. Kemi Metën që sulmon aleatin e Ramës, që e sulmon SPAK në mënyrë të personalizuar. Kemi dhe qeverinë që e lufton fshehurazi, sepse nuk i krijon infrastrukturën e duhur për ta mbështetur”-tha ai.

Zjarr Tv Ad