“Më mirë e mbroj unë Metën, se Gjokutaj”, Arjan Curi ‘shpërthen’ ashpër: Avokati e ka këshilluar keq Metën, siç bëri me Berishën

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curi i ftuar në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 HD, foli gjatë rreth sjelljes së ish presidentit të vendit Ilir Meta, i cili aktualisht po drejton Partinë e Lirisë në opozitë, si forca e tretë politike në Shqipëri.

Në fakt deklaratat e zotit Curi ishin një polemikë në distancë me Genc Gjokutajn, avokat i kreut të Rithemelimit Sali Berisha.

Në fokus ishte një deklaratë e zotit Curi pak kohë më parë në 3D për një arrestim të pritshëm të zotit Meta. Sipas tij informacioni ishte i vërtetë dhe arrestimi i Metës pritet nga dita në ditë. “Por kur SPAK shikon se në media dekonspirohen aksionet e tij, i shtyn ato” tha zoti Curri. “Gjyqtari ka bërë një pezullim të masës” shtoi ai.

Lidhur me kundërshtimet e zotit Gjokutaj, Curi tha se qëndrimet e tij janë si qëndrimet e një prokurori. “Gjokutaj dhe njerëzit afër Berishës dhe Metës duhet të jenë të lumtur, që sa herë të them unë “Do arrestohet!” aq herë vendimi do të shtyhet” tha analisti Curi. “Ndoshta Gjokutaj e do Metën si Berisha të izoluar ” ironizoi ai. “Më mirë e mbroj unë Metën, se Gjokutaj. Avokati e ka këshilluar keq Metën, siç bëri me Berishën” tha në konkluzion zoti Curi.

Zjarr Tv Ad