360° Gradë – GJENDEN TË VDEKUR NËNË E BIR NË SHTËPI, POLICIA JANË VRARË

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje ngjarje e rëndë eshte regjistruar në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës ku kane humbur jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. Ata po qëndronin  në një dhomë të banesës ku ngroheshin me anë të një sobe drush e cila eshte djegur komplet. Policia e Vlores po heton shkaqet e ngjarjes se rende.

Dy persona u gjetën të vrarë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Salkie Hoxhallari, 73 vjeç, dhe Olsi Hoxhallari, 43 vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre që ishte shkrumbuar nga flakët. Zjarri i rënë në banesë bënë që të mendohej se e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një incidenti me bombulën e gazit apo një cigare e lënë ndezur, version që deri gjatë paradites u besua edhe nga familjarët. Por, ekspertët pas ekzaminimeve që u bënë viktimave gjetën shenja dhune në trupat e tyre. Të moshuarës Salkie Hoxhallari iu gjetën shenja dhune në grykë, ndërsa djalit të saj 43-vjeçar ekspertët i gjetën të çara në kokë. Policia konfirmon se nënë e bir janë vrarë e më pas, për fshirjen e provave, banesës ku ata banonin i është vënë zjarri. Te ardhur nga Maliqi, familja Hoxhallari prej 15 vitesh ishte vendosur në Vlorë në lagjen “1 Maji”. Nusja e viktimës Olsi Hoxhallarit, ishte personi i parë që gjeti trupat e djegur. Në mbrëmje, ajo bashkë me femijen, djalin e vogël ishin larguar për gjumë në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina. Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor, e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, kur ajo nuhati erën e tymit. Kur shkoi në kuzhinë çdo gjë kishte marrë fund. Në versionin e parë, hetuesit mendojnë se fillimisht, nënë e bir mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Kurse, banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru. Policia shoqëroi disa të afërm të tyre për t’i marrë në pyetje, ndërsa po zhvillohen edhe kontrolle në të gjithë zonën për gjetjen e autorit të vrasjes. Midis të shoqëruarve është edhe kunata e 43 vjeçarit, bashkëshorti i të cilës ka humbur jetën më herët. Në polici janë shoqëruar edhe dy vajzat e vëllait, rreth 13 dhe 14 vjeçe. Policia ka shoqëruar mbi 10 familjare dhe të afërm.

Zjarr Tv Ad