360° Gradë – MBYLLET “SAMITI” I KORÇËS SHQIPËRI GREQI

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asgjë konkrete duket se nuk është arritur në Korçë mes ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet njoftimi i përbashkët për shtyp shpërndarë për mediat nga zyra e minsitrit Bushati në mbyllje të takimit tre ditor.

Raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke është mbyllur mesditën e së dielës me një deklaratë të përbashkët të të dyja ministrive të Jashtme. Në deklaratë thuhet se “ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. Ky takim ishte vijim i takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar dhe të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”. Deklarata mbyllet me fjalët se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim. Deklarata nuk jep detaje në lidhje me temat, ndërsa më herët ishte ministri Ditmir Bushati që tha se temat ishin ato që u bënë publike më herët: “Nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët, thjesht jemi në shtjellim”. Të shtunën është diskutuar për problematikat e minoritetit grek në jug të vendit, ndërsa pala shqiptare ka kërkuar heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi drejt Greqisë të komunitetit çam. Sërish është diskutuar për çështjen më të nxehtë të aktualitetit, për kufirin detar, për të cilin thuhet se mund të ketë një marrëveshje brenda muajit prill. Marrëveshje e cila mund të jetë pjesë e axhendës së takimit të pritshëm Rama-Tsipras.

https://youtu.be/fts0MYoXqCM

Zjarr Tv Ad