360° Gradë -ROKADË NË PROKURORI ARTA MARKU NDERPRET TE GJITHE KOMANDIMET E PROKUROREVE

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme . Vendimi i markut tashme ka nisur te zbatohet dhe jane nderprere komandimet e  6 drejtuesve dhe pritet qe ky proces te preke edhe 24 prokurore te tjere

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme. Arta Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe. Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë, deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues. Në ditët në vazhdim pritet që të ndërpritet komandimi për 24 drejtuesit e tjerë, përfshirë drejtues dhe prokurorë, të cilët do të rikthehen në postet e tyre ku kanë emërimet nga Këshilli i Prokurorisë. Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Zjarr Tv Ad