360° Gradë -THIRRJE DURRSAKËVE TË NDALIM BETONIN E DAKOS DHE BANDAT E RAMËS

0
1382
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kretari i Partisë Demokratike u bëri thirrje q​ytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar që i ka braktisur ata, dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste e korruptive.

Në sheshin Veliera të Durrësit, po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës e Vangjush Dakos, me të njëjtin kilent si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa.

Basha e denoncoi këtë aferë dhe u bëri thirrje qytetarëve për protestë duke folur në zonën ku po hidhet betoni i Dakos.

Basha e përshëndeti reagimin e shoqërisë civile dhe të qytetarëve të Durrësit që kanë reaguar për këtë projekt skandaloz e korruptiv që shkatërron vlerat historike të qytetit, për interesa personale e financiare të Dakos e Ramës.

Por Basha theksoi, se duhet një bashkim i madh si i 18 shkurtit, për të ndalur këtë kastë të korruptuar që kërkon të qëndrojë në pushtet për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet, duke mos lejuar votën e lirë të qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad