Nje automjet tip Opel Vektra eshte perfshire nga flaket ne oret e para te mengjesit ne lagjen 15 tetori te qytetit te Vlores. Automjeti me targa AA 851 JN ishte ne pronesi te shtetasit Egli Veliu,mjek radiolog ne repartin e mamografise prane poliklinikes qendrore te qytetit te Vlores. Mjeti eshte perfshire nga flaket ne pjesen e perparme te tij,ndersa eshte dashur nderhyrja e zjarrfikeses per te bere te mundur shuarjen e zjarrit. Per pasoje automjeti eshte djegur thuajse plotesisht,ndersa ne vend ngjarje ka mberritur edhe grupi hetimor nga drejtoria e policise se qarkut Vlores. Sipas policise mendohet se automjeti eshte perfshire nga flaket per shkaqe aksidentale,nderkohe qe pronari i mjetit Egli Veliu ,shprehet se automjetit i eshte vene flaka ne menyre te qellimshme ,duke e lidhur ngjarjen ndoshta edhe me detyren qe kryen,prane poliklinikes te vlores. Ky i fundit gjithsesi konfirmon se nuk ka ndonje konflikt te mundshem,ndersa pret vijimin e hetimeve nga policia
Automjeti sipas pronarit eshte djegur me benzine ne pjesen e perparme te tij,teksa flaket e kane perfshire thuajse te gjithe,ndersa priten hetimet e policise per te hedhur me shume drite rreth ngjarjes se rende.Pronari i mjetit pak dite me pare ishte subjekt i nje emisioni investigative.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion