“42 lekë për ata që harxhojnë mbi 800 kw”, Balluku prezanton projektin: Qeveria do japë grante për vendosjen e paneleve diellore

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku ka njoftuar se si masë për paketën e krizës qeveria do të ndihmojë 2 mijë familje për vendosjen e paneleve diellore.

Ajo sqaroi se qeveria do të paguajë 70% të kostove për 2000 familje për panelet diellore për ngrohje uji dhe në këtë mënyrë do të ulet konusmi i energjisë.

Ndër të tjera ministja tregoi se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwh.

“Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kw.

Do paguajmë 70% të kostos për impiantet diellore. Kjo do jetë një proces që do të fillojë, e më pas më 1 nëntor do të aplikojnë 2 mijë familje për të marrë këtë grant. Më pas do të ketë një platform që qytetarët që duan të përfitojnë nga ky grantë do të aplikojnë dhe në 31 mars do të nisë faza e dytë” tha Ballu ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad