45-vjeçari godet me gurë Kryeministrinë gjatë natës

0
392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 45-vjeçar ka goditur me gurë në drejtim të Kryeministrisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 45-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë pas ngjarjes.

Po ashtu bëhet me dije se personi në fjalë ka qenë i dehur dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Zjarr Tv Ad