500 mijë euro financim nga Rusia, PD ngre grup auditimi, nisin hetimet për Lulzim Bashën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, zëdhënësja e selisë blu Floriana Garo ka bërë me dije vendimet që janë marrë.

Garo bërri me dije se në mbledhjen e ditës së sotme Kryesia ngriti një grup hetimi me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin si dhe është miratuar modaliteti i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore, si dhe kodi i sjelljes së PD-së dhe rregullorja e brendshme e organeve dhe degëve.

“Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e  dyshimta të ardhura nga Rusia.

Po ashtu miratuam modalitetin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore. Po ashtu edhe kodi i sjelljes së PD-së, si dhe rregullorja e brendshme e organeve dhe degëve të PD-së”, tha Garo.

Zjarr Tv Ad