Paralajmërimi i IGJEUM për reshje intensive në Shkodër, UKSH nis pastrimin e kanalizimeve

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditën e sotme ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Një nga këto dhe në Shkodër ku ka pasur probleme në disa zona. Ishte IGJEUM ajo që paralajmëroi një ditë më parë se vendi do të përfshihej nga reshje shiu dhe përmbytje në disa zona.

Kështu për të parandaluar përmbytjen e rrugëve dhe problemet në qarkullim Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme ndërhyrjet në akset kryesore të qytetit si dhe në kanalizimet e ujërave të bardha në mënyrë që nëse do të ketë përmbytje ato të mos përzihen me ujërat e zeza.

Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Zjarr Tv Ad