52 shtetas grek “non grata” në Shqipëri, reagon Greqia: Duam shpjegime

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë autoritetet shqiptare shpalli “non grata” të 52 shtetasve grek në territorin shqiptar, menjëherë pas këtij vendi ka reaguar Ministria e Jashtme greke.

Ministria greke ka kërkuar shpjegime në lidhje me vendimin e vendosjes së 52 shtetasve grekë “non grata”, të cilët morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Kujtojmë që, shtetasit grek të pranishëm në Bularat, kanë bërë thirrje anti-shqiptare, dhe nacionaliste.

Në një deklaratë për mediat ku bëri me dije këtë vendim, zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi,  siguroi se askush nuk mund ta marrë urtësinë e shqiptarëve si dobësi.

Zjarr Tv Ad