Sapo Bebe Rexha bëri deklaratën se kërkonte me urgjencë një burrë, filluan kërkesat. Ndër ta ishte dhe artisti i njohur shqiptar, Flori Mumajesi.
Ai i ka shkruar një mesazh në Instagram duke i shkruajtur: “Tak, tak…Hape derën. Jam unë burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”.
Më pas, vuri re që këngëtarja me famë botërore nuk i ka kthyer përgjigje, ndonëse e ka parë mesazhin.
“E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. Seen. S’ka gjë, unë prap xhan”, shkruajti Flori.
Duket se Bebe Rexha nuk po e shijon më jetën e një beqareje. Këngëtarja me famë botërore ka disa kohë që deklaron se askush nuk i dhuron puthje duke treguar se ka 4 vite që është beqare dhe ka nevojë urgjente për të patur një partner në krah.
Në këtë mënyrë, Flori hodhi poshtë spekulimet se është në lidhje dashurie me Kejsi Tolën apo Fifin.