Shkup/ Kapen 300 kg drogë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksioni është zhvilluar nga Sektori për Punë të Brendshme, i cili pas urdhrit gjyqësor ka bastisur shtëpinë e personit me iniciale H.E 30 vjeç nga Shkupi. Gjatë bastisjes policia ka gjetur 229 qese me rreth 300 kilogramë marijuanë, raporton Alsat-m. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit H.E do të ngrihet padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

 

Zjarr Tv Ad