“6 viktima dhe 53 të plagosur”, Erdogan flet për shpërthimin në Stamboll dhe hedh dyshime për akt terrorizmi: Autorët do dënohen siç e meritojnë

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dalë në një deklaratë pas shpërthimit që tronditi Stambollin.

Ai u shprehu ngushëllime familjarëve teksa tha se deri më tani 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 53 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë.

Presidenti truk tha se hetime e para tregojnë se bëhet fjalë për një akt terrorizimi. Ai tha se hetimet kanë nisur për të zbuluar autorin.

“Uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit tanë që vdiqën në sulmin me bombë që ndodhi sot në rrugën “Istiklal” në orën 16.20 dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të funksionojnë. Të gjitha do të zbardhen elementët dhe autorët do të ndëshkohen. Sipas informacioneve të marra nga guvernatoria e Stambollit kanë humbur jetën 6 shtetas tanë.Sipas informacioneve të fundit janë plagosur 53 shtetas tanë. Do të zbulohen autorët e sulmit të pabesë. Kombi ynë të jetë i sigurt se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen siç e meritojnë.

Ndoshta do të ishte gabim nëse në ekzaminimet e para themi “Ky është terrorizëm”, por sipas informacioneve të para që na kanë dhënë këtu bie një erë terrori dhe duket se një grua luan një rol parësor. Hetimet vazhdojnë, do të marrim vendimin përfundimtar” tha Erdogan ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad