Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit në një intervistë për Fax News ka përshëndetur vendimin e drejtorit të zgjedhur Gledis Nano për të shlyer të gjitha pagesat e prapambetura ndaj efektivëve.
Këto pagesa lidhen kryesisht me orë pune shtesë të punonjësve të policisë, për të cilët ata nuk janë paguar nga shteti.
“Është një urdhër në bazë të ligjit, kjo tregon që drejtori e njeh mirë policinë e Shetit, është një problem që ne e kemi ngritur, që puna shtesë e punonjësve të policisë nuk është paguar. Ne kemi ngritur vazhdimisht problematikën që policia duhet të kthejë kokën pas dhe të shohë atë që ndodh.
Kjo puna e detyrimeve që kanë bëhet në raport dhe miratohet nga shefat e komisariariteve për miratim, sipas planit të masave për punën mbi kohën.
Është raport që bëhet çdo muaj, dhe mbetennë drejtorinë e financës. Ka një bazë ligjore të kalimit të parave, në njohurinë tonë, kemi kërkuar që si sindikatë, të ardhurat që vijnë nga gjoba të përdoren për këto pagesa. Deri në 70% e këtyre të ardhurave mund të përdoren për të paguar punën e kryer mbi kohë pune për punonjësit e policisë.
Ky problem duhet të eleminohet në të ardhmen, pse duhet të marrë pushimin që i takon ligji, ose pas dy muajsh të marrë pagesën për punën mbi kohën e përcaktuar për efektivët e policisë”, u shpreh Fishta.