Ambasadori amerikan në Serbi: Regjimi i Vuçiç ndryshe nga Millosheviçi

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se lidershipi i Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç dallon nga regjimi i Millosheviçit.

Godfrey i cili pritet që të zëvendësohet nga diplomati Christopher Hill në një intervistë për median serbe ‘Novosti’ ka folur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja, duke thënë se ka qenë vendim i detyruar.

Ambasadori amerikan, Godfrey i pyetur nëse zyrtarët amerikanë duhet t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999, ai u shpreh se ka shprehur keqardhje njëjtë sikur Sekretari Gjeneral i NATO-s për viktimat civile gjatë bombardimeve.

“Unë e di se e kaluara është përplot sfida, për shembull, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje publike për viktimat civile në vitin 1999. E bëra edhe unë. Por ai vendim duhej marrë atëherë dhe Shtetet e Bashkuara e shohin atë si ditën kur diplomacia dështoi. Ishte një vendim i detyruar, ne nuk e donim atë, por u detyruam ta merrnim atë për të ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviçit”, tha ai.

Godfrey tutje është shprehur se lidershipi i Vuçiç dallon nga regjimi i Millosheviçit.“Unë do të bëja një dallim të qartë midis atij regjimi dhe udhëheqjes serbe tani.

Unë nuk mendoj se Serbia duhet të përqendrohet aq shumë në të kaluarën dhe të jetojë me hidhërim për shkak të ngjarjeve të së kaluarës, por të përqendrohet në të ardhmen e tij, e cila sipas mendimit tim është jashtëzakonisht e ndritshme”, tha ambasadori amerikan.

Por, ish-ministri i Informacionit të Sllobodan Millosheviçit, presidenti i tanishëm, Aleksandër Vuçiç i kishte thurrur lavde ish-shefit të tij, duke e quajtur lider të madh.

“Millosheviçi ishte lider i madh serb, që i kishte qëllimet më të mira të mundshme, por rezultatet ishin shumë më të këqija. Jo pse ai e donte këtë, por për shkak që dëshirat nuk ishin reale, dhe interesat dhe aspiratat e popujve të tjerë u neglizhuan e u nënçmuan”, kishte thënë Vuçiç.

Zjarr Tv Ad