79-vjetori i çlirimit të Fierit, Balla nga ceremonia përkujtimore urim të kushtëzuar për Berishën

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rrethe kanë nisur ceremonitë përkujtimore të çlirimit që kulmojnë me 29 nëntor me çlirimin e vendit. Këtë të djelë, Fieri ka përkujtuar 79-vjetorin e çlirimit, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai vlerësoi luftën antifashiste nacional çlirimtare dhe heronjtë që ranë në betejë.

Por çlirimi i Fierit përkon edhe me ditëlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i pyetur nëse do t’ia uronte ditëlindjen edhe kundërshtarit të tij politik, Balla ka dhënë një urim të kushtëzuar.

“Unë kam festën e çlirimit të Fierit sot, do uroj Saliun?! Megjithatë shëndet pastë çdo qytetar shqiptar, sepse në fund të fundit duhet të kuptojmë se politika nuk është armiqësi, por është një instrument për ti shërbyer qytetarëve, të paktën unë kështu e mendoj. Nëse zotëria në fjalë mendon se u ka shërbyer qytetarëve, gëzuar ditëlindjen.”

Zjarr Tv Ad