8 dhjetori, Basha: Të bashkuar mposhtin diktaturat

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, ka mbledhur anëtarët e Partisë Demokratike në ambientet e Qytet Studentit, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.

Lulzim Basha, kreu i PD, partisë që lindi pas protestave të 8 dhjetorit, është ndalur tek të gjitha zhvillimet në vend gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar për nder të Lëvizjes Studentore të 1990.

Basha tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, pas 45 vite sundim, nga një klikë injorante. “Mirënjohja jonë i takon Azem Hajdarit, që u bë shpirti i protestës. Studentët u çuan për kushte ekonomike, por kuptuar se pa liri e demokraci s mund të ketë zgjidhje, ndaj kërkuar pluralizmin politik.

Kjo ditë na kujton se vetëm ata që ngrihen janë të lirë, të bashkuar mposhtin diktaturat. Është festa ime ndaj çdo qytetari, leksionin e parë po e japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë”, deklaroi kreu i PD.

” Ndodhemi sot në zemër të Qytetit Studenti  ku lindi demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë. Endeshin në izolim, burgosje internime vrasja pa gjyq, që kishte shndërruar qytetarët në më të paditurit e Europës. Por nga ky shesh studentët hapën dyert, por edhe sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të braktisur. Me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese.

Zjarr Tv Ad