Ish deputeti Muslim Murrizi, ka kujtuar protestën e 8 janarit të vitit 2022 në selinë e PD-së, dhe dhunën ndaj demokratëve nga ish kryeytari i saj Lulzim Basha.
Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi e ka quajtur një ditë turpi për ata që pretendojnë se janë përfaqësues të PD, por sipas ish deputetit janë një tufë fundërrinash, duke shënjestruar kështu Bashën dhe grupin e tij përçarës.
“Data 8 janar 2021 nje dite turpi per ata qe pretendojne se jane perfaqesues te PD por ne fakt jane dhe kane qene nje tufe funderrinash pa asnje kontribut ne historikun 31 vjeçar te Partise Demokratike.
Jane thjesh disa klloun dhe zvarranik pushteti qe erdhen ne PD ne vitin 2005 kur PD erdhi ne pushtet pas 8 vitesh opozite nder me te egrat pas revolucionit komunisto- llumhane- ordinero-kriminel te vitit 1997.
U katapultuan ne maje te pushtetit te PD nga Z Berisha pa asnje merite dhe pa asnje kontribut ne PD ,duke shtyre e menjanuar qendrestaret dhe kontribuesit e PD qe ruajten PD dhe OPOZITEN ne vitet 1997-2005 per te cilet kam dhe do te keme mirenjohje, vleresim dhe rrespekt maksimal per kurajon dhe sakrificen e TYRE sa te jem gjalle.
Jane nje tufe e peshtire individesh te degjeneruar ku shumica derrmuese e tyre mbartin mbi vete tiparet me te pista te njeriut.
Pa karakter, pa moral, pa dinjitet dhe jo pak prej tyre pa familje qe eshte baza e nje force politike te djathte e konservatore.
Sot nje vit pas asaj dite te shemtuar kur dyerblinduesit e PD nuk linin qe DEMOKRATET te futeshin ne seline e Tyre, nuk ka asnje ndjenje falje apo pendese per ate maskarallik te dates 8 janar 2021 qe ne historikun e PD por dhe te pluralizmit do te jete dita e turpit per funderrinat qe turpin e quajne vlere.
Ardhja ne krye te PD te nje grushti plehrash pa asnje kontribut dhe asnje lidhje gjenetike, shpirterore, apo ideollogjike me PD eshte pergjegjesia me e madhe e Z Berisha ne 32 vite jete te Partise Demokratike.
Dhe kur i shoh e degjoj sot qe belbezojne si perfaqesues te PD dhe si mender demokrat, ndjej neveri e perçmim per kete grusht individesh te peshtire qe nje minut e me pare PD duhet te distancohet nga kjo kategori e ndyre qe per karriere e per karrike shkelin mbi mundin djersen dhe gjakun e jo pak DEMOKRATEVE te vrare nga viti 1991,1997-2005 nga pushteti komunist.
Kush mendon qe PD duhet te kete brenda saj edhe keto plehra jo vetem qe gabon por me shtohet dyshimi se ka mision shkaterrimin e PD.
Populli thote: me mire djepja bosh, sa dreqi brenda.
E nese nje grusht hipokritesh apo servilesh mendojne akoma se PD behet me e “ forte” apo me e “ madhe” bashke” me keta, atehere çdo DEMOKRAT me shpirt dhe jo demokrat pushteti duhet te shoh rrugen e Tij brenda dinjitetit dhe karakterit qe karakterizon nje force politike konservatore.
Pas 14 majit askush nuk mund te justifikohet per çdo rezultat apo pasoje.
PD sot eshte ne kushtet e rikthimit ne institucione njelloj si ne 31 mars 1991, pas faljes qe i beri rames ne shkurt 2019.
Ky eshte mendimi im edhe nuk me plas fare nese kenaqen apo merziten ata qe mund ta lexojne.
Une nuk kam ndermend te ndryshoj qendrim kurre dhe do te reagoj fort edhe me levizje konkrete kundra çdo “ tufe” hipokrito-servile qe mund te mendoj se qenia DEMOKRAT eshte çertifikate pronesie qe ta jep ose ta heq dikush”, shkruan Murrizi.