9 parcela me kanabis në Vlorë, 4 persona po procedohen penalisht

0
803
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fshatin Lapardha të Vlorës, policia ka zbuluar 9 parcela me hashash.

Policia e Vlorës ka asgjesuar 339 rrënjë kanabis që ishin nga 20 deri në 100 cm të gjata.

Po procedohen penalisht 4 persona për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë, A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha; M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë; B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjatë ketij operacioni u gjet dhe një automjet i dyshimt i cili u braktis nga drejtuesi i saj dhe u bllokua nga policia.

Në makinë u gjetë një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë kanabis sativa.

Policia dyshon se në këtë ngjarje janë përfshirë të dyshuarit me inicialet  A.I., 26 vjeç dhe B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë të Vlorës.

Zjarr Tv Ad