Është emocionuese dhe shpresëdhënëse imazhi i Myrto Papadomichelaki duke notuar në det shtatë vjet pas makthit që ajo përjetoi në duart e pakistanezit, Ahmed Waqas.
Fotografia është postuar në llogarinë e saj në Facebook nga nëna e Myrtos, Maria Kotrotsou, duke shkruar: Hera e parë që noton në det pas 7 vjetësh.
Ishte data 23 korrik 2012, kur Myrto Papadomichelaki, asokohe vetëm një adoleshente 15 vjeçare, u gjet në gjendje kome, gjysmë e zhveshur, e rrahur dhe e përdhunuar në një plazh në Paros.
Rasti i saj tronditi mbarë opinionin publik. Vajza arriti të mbijetonte, por humbi aftësinë për të ecur dhe ushqyer.
Shtatë vjet më vonë, ajo vazhdon luftën e saj të madhe për shërim, gjithnjë me nënën në krah.
Ndërkohë autori i ngjarjes është dënuar me burgim të përjetshëm.Në rrëfimin e tij para policisë dhe gjykatës, pakistanezi pati deklaruar se gjithçka nisi për ti grabitur celularin.
Por pasi vajza ka bërë rezistencë, ai e ka goditur në kokë me një copë shkëmbi në kokë, duke e lënë pa ndjenja. Më pas edhe e ka përdhunuar.
Pas ngjarjes, pakistanezi i cili ishte punëtor sezonal në ishull, tentoi të arratisej duke u larguar drejt Athinës por u arrestua.