Nga Qamil Gjyrezi
Kryeministri i dështuar Edi Rama, filloi hakmarrjen e pastër politike me Shkodrën dhe qytetarët e saj duke i bllokuar fondet, mbas protestave paqësore për konstituimin e Këshillit bashkiak antikushtetues! Një kryeministër i përgjegjshëm e kontrollon thesarin e shtetit si pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe jo si pronës përsonale! Edi Rama e përdor thesarin e shtetit politikisht, për të “shantazhuar “politikën dhe qytetarët, një institucion pjesë e sigurisë kombëtare! Për këtë qëllim ka emëruar një ministre, që nuk është as e djathë as e majtë, por vegël e Edi Ramës, sic përdor edhe institucionet e tjera të shtetit, duke qeverisur si një “autoritar”, deri në sekondën e fundit të qeverisjes së tij! Nuk është dicka e re për qytetarët e Shkodrës, që Edi Rama e ka bllokuar dhe provokuar Shkodrën me metodat e tija “okulte” hakmarrëse, në politikën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor! E kam shkruar në një artikull tjetër, që Edi Rama bëri disa investime në qytetin e Shkodrës, gjithmonë duke i tenderuar dhe kontrolluar vetë me klientët e tij, dhe me P.P.T.-të e tija, për pa marrë Bashkinë e Shkodrës! Qëlllimi i tij ishte bllokimi dhe kontrollimi i investimeve “minimale” për Shkodrën, në favor të klientëve të tij, gjithmonë duke akuzuar Bashkinë e Shkodrës dhe kryetaren e saj se “gjoja” nuk din të shkruajë projekte të zhvillimit ekonomik! Bashkia e Shkodrës në këto 6 vite, i ka dërguar Edi Ramës si kryeministër projekte zhvillimi të detajuar dhe të dizajnuar me të gjitha afatet dhe kostot financiare deri në detaje! Në Bashkinë e Shkodrës, ka punonjës me aftësi shumë të mira për politikën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të njohur dhe të trajnuar ndërkombëtarisht! Por një kryeministër që bashëpunon me “narkotrafikantët” dhe nuk ka qëllime dashamirëse për Shkodrën, nuk mund ta zhvillojë dhe nuk don ta zhvillojë qytetin e kulturës dhe të traditës! Për fajin e tij mbasi kandidoi një “narkotrafikant” në votimet “Zero” të datës 30 Qershorë, kandidati i tij doli një person me precedent penal i akuzuar nga policia dhe prokuroria italiane. Si pasojë e kësaj humbje polititike rë radhës, ka filluar intrigat e tija për largimin e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi dhe dje ka filluar bllokimin e veprimeve për likuidimin e faturave me urdhëra politik nga Dega e Thesarit, për të penguar punimet në sektorë shumë të rëndësishëm të zhillimit ekonomik në qytetin e Shkodrës! Edi Rama duhet ta dijë mirë se me këta urdhëra politik nuk i bëjnë asgjë të keqe P.D.-së, kryetares aktuale Voltana Ademi! Edi Rama me përfaqësuesit e tij në Shkodër, po kërkon zgjidhje klandestine, aniligjore duke e dërguar situatën e Shkodrës, në KQZ-në politike vegël në duart e tij! Këto urdhëra politikë ndikojnë negativisht në jetën ekonomike të shkodranëve dhe pengojnë fëmijët e cerdheve, ndihmën ekonomike, pastrimin e qytetit zhvillimin e qendrave social-kulturore në Shkodër dhe disa shërbime komunitare, që janë pjesë e komunitetit të Shkodrës! Edi Rama nuk mund të pengojë dhe bollkojë një qytet të tërë për “Egot” e tija të cmendura!? Bllokimi i fondeve është provokim i pastër i një kryeminstri në ikje, për të gjithë shkodranët dhe Shkodrën 2400 vjecare! Si qytetar i Shkodrës, intelektual dhe prind i drejtohem Edi Ramës! Mos e blloko Shkodrën për inatet dhe egot e tuaja të shfrenuara dhe mos i përdor isntitucionet e shtetit, për karrigen dhe pushtetin tënd personal! Shkodra i takon të gjithëve!