Bllokohet 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit pasi ishte jashtë standardeve për tregtim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që konstatohet me shkelje. Ndërkohë që me laboratorët e ri kontrolli i subjekteve do të jetë edhe më efektiv.
Nuk plotësonte standardet për hedhjen në treg bllokohet 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit në Fier. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që konstatohet me shkelje.
Ndërkohë kryeinspektori i inspektoratit Shtetëror Teknik theksoi se tashmë ka më shumë mundësi laboratorike për të bërë analizat e karburanteve në vend.
Sektori i karburanteve në vend ka qenë gjithmonë problematik përsa i përket cilësisë por edhe sasisë.