Trukimet janë kthyer në makth për drejtuesit e Skënderbeut. Pas dënimit me 10 vite nga kompeticionet europian nga UEFa dhe lënies së vendimit në fuqi edhe nga CAS për fiksim ndeshjes, tani plas një tjetër skandal.
Ish-sulmuesi i Austrisë, Sanel Kuljiç, i dënua me 5 vite burg për manipulim ndeshjes, tashmë i liruar ka deklaruar në gazetën “Krone Zeitung”, se presidenti i Skënderbeut ka trukuar ndeshje nw kampionatin austriak.
“Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, e nis rrëfimin ish-sulmuesi.
Kuljiç në intervistën për gazetën austriake sqaron se “bosat” e vërtetë që merreshin me trukime nuk u thirrën kurrë për dëshmuar dhe sipas tij janë shqiptarë.
Presidenti i klubit profesionist “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar për 10-vite nga UEFA për fiksim ndeshjesh, si dhe administratori (CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake. Emrat janë të njohur për gazetën “Krone”, dhe Kuljiç garanton duke u betuar, për vërtetësinë e fjalëve të tij.
“Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë” – thotë Kuljiç.
Ai shprehet se Policia Federale është në dijeni të kësaj çështje. Edhe drejtori i Kodit Fair-Play, Severin Moritzer, është vënë në dijeni nga ana e tij: “E kam informuar, por nuk ka qenë shumë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”.