Dy shtetas të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë arrestuar nga Policia e Sarandës, ndërkohë që një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia e Sarandës informon se këta persona janë kapur me lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë së Sarandës:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Arrestohen shtetasit:
Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.
S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Procedohet në gjendje të lirë shtetasi:
D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.