Spanja do shkojë sërish në zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e katërta në 4 vite.
Kryeministri Pedro Sanchez bëri njoftimin të martën, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri.
Mbreti Felipe VI, kreu i shtetit, kaloi dy ditë duke u konsultuar me udhëheqësit e partive rivale, por nuk gjeti konsensus për një kandidat për kryeministër.
Zgjedhjet do të zhvillohen më 10 nëntor. Ndërsa të fundit u mbajtën në prill.
Partia socialiste PSOE e Sanchez fitoi shumicën e vendeve në ato zgjedhje, por nuk mori shumicën e votave në parlament.
Kryeministri në detyrë kishte disa muaj që kërkonte të gjente një zgjidhje politike.
Partnerët e tij të preferuar, të partisë së majtë Podemos, refuzuan çdo marrëveshje për një koalicion zyrtar.
Gazeta El País raportoi se përpjekjet për të arritur një marrëveshje shkuan deri në minutën e fundit.
Udhëheqësi i Podemos, Pablo Iglesias fajësoi Sanchez për ngërçin, duke thënë se shfaqi arrogancë dhe përbuzje ndaj rregullave themelore të demokracisë parlamentare.