Kreu i KLP: Shumë shpejt do finalizojmë procesin për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi gjatë seancës dëgjimore në komisionin e ligjeve tha se shumë shpejt do të finalizohen dy procese, ai i përzgjedhjes së prokurorëve në SPAK dhe përzgjedhje e kandidatëve për Kryeprokuror.

Gent Ibrahimi: Kandidatët për tu caktuar përkohësisht si drejtues në zyrat e Prokurorive duhet të kenë vlerësime pozitive, duhet të kenë eksperiencë pune, duhet të vijnë nga brenda zyrës ku ata caktohen. Kemi vënë ca kritere objektive që shpresojmë të na shpien drejt zgjidhjeve të duhura, qoftë edhe zgjidhje provizore.

Sfida tjetër ka qenë nisja dhe ecuria në krijimin e Prokurorisë së Posaçme, jemi në metrat e fundit. Ky proces është vonuar për shkak të procedurave të vetingut.

Një sfidë tjetër me të cilën jemi ballafaquar ka qenë caktimi i numrit të magjistratëve në shkollën e Magjistraturës.  

Do të përmendja edhe procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm si një proces që është në fazat finale. Nëse procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme është pezulluar për shkak të ecurisë së punës nga organet të vettingut, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për prokuror të përgjithshëm është pezulluar për pak ditë nga ankimi i njërit prej kandidatëve. Ne do jemi shumë shpejt gati për të  finalizuar këto dy procese. 

Zjarr Tv Ad