Detaje/ Vidhnin banesa në Korçë, ‘skifetërët’ kapen nga policia

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë arrestuar dy persona në Korçë të akuzuar për vjedhje të ndryshme në banesa. Eshtë proceduar një në gjendje të lire dhe është shpallur në kërkim policor një tjetër.

“Vendoset masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën keta shtetas tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Banesat”.

Operacioni i zhvilluar, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës.

Vidhnin në banesa orendi të ndryshme shtëpiake, procedohen penalisht 4 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas në gjendje të lirë dhe 1 tjetër në kërkim.

Vendoset masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën keta shtetas tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Banesat”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• K.I, 28 vjeç, (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”),
• K.S, 26 vjeç,

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Zjarr Tv Ad