E nisi sezonin si titullar edhe me shiritin e kapitenit në krahë, por sot Granit Xhaka ka humbur gjithçka tek skuadra e Arsenalit.
E gjithë kjo situatë erdhi pas incidentit që mesfushorit i përfaqësueses së Zvicrës në sfidën kundër Crystal Palace . Ai iu kundërpërgjigj vërshëllimave të tifozë me shprehjen fyese “fuck off”. Topçinjtë po mendojnë seriozisht për shitjen e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, në merkaton e janarit, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të 27-vjeçarit me tifozët. Lojtari me origjinë shqiptare mund të mos ketë të ardhme në klubin londinez.
Emery nuk arriti të konfirmonte nëse mesfushori do të qëndronte, shkruan “Mirror”.“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën”, u shpreh tekniku spanjoll. Një situatë kaosi e cila mund të ndikoi tek Graniti për të marr një vendim për të ardhmen e tij në Londër.