Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Bëhet e ditur se seanca e sotme nisi 23 minuta me vonesë, për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.
E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhia nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.