20 ekspertë të Policisë, në trajnimin e financuar nga SHBA

0
7

Njëzet ekspertë nga Policia e Shtetit përfunduan një trajnim kombëtar të përqëndruar njëjavor mbi Sigurinë Fizike dhe Menaxhimin e Stokut të Armëve të Vogla, Armëve të Lehta dhe municioneve të tyre.

Trajnimi u financua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe u organizua nga SEESAC e UNDP, dhe është pjesë e aktiviteteve për forcimin e masave të sigurisë së kontrollit për armët e vogla dhe armët e lehta në Shqipëri, të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të personelit të ngarkuar me planifikimin, menaxhimin dhe ruajtjen e rezervave të armëve të vogla, armëve të lehta, dhe municioneve të tyre.