Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, e cila mori famë të jashtëzakonshme që nga prezantimi si Rachel Green në serialin e NBC’s “Friends” në 1994, është vlerësuar më çmimin “Ikonë” e kinemasë. 50-vjeçarja u shpreh mjaft e emocionuar në mbrëmjen e People’s Choise Awards 2019 në Los Anxhelos.
“Dua të them, “Friends”, ishin vërtetë dhuratë e jetës për mua dhe unë nuk do të isha këtu pa atë shfaqje fantastike dhe atë kast fantastik. Më është hapur rruga për gjithçka që kam pasur rastin të bëj deri tani!”, është shprehur ajo. Ndërsa fliste për karrierën, Aniston nuk la pa përmendur edhe besnikërinë e fansave të saj, të cilët i falënderoi për mbështetjen që I kanë dhënë ndër vite.
Si ikona u nderuan edhe këngëtaret Gwen Stefani dhe Pink, në një nga shfaqjet më të mëdha të çmimeve në SH.B.A, që vlerëson arritjet e vitit edhe në industrinë e filmit, TV dhe muzikës.
Aktori më I mirë mashkull u shpall Robert Downey Jr, ndërsa aktorja Zendaya aktorja më e mirë femër. “Avengers: Endgame” u shpall filmi më i mirë ndërsa “Stranger Things, u vlerësua për shfaqjen më të mirë të dramës.