Reagimi i fortë i ambasadorit britanik: Kriminelët po drejtojnë bandat nga burgjet dhe krimet vazhdojnë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri të bëjnë më shumë për të bllokuar komunikimet me telefon të të dënuarve brenda qelive, kriminelë që drejtojnë ende bandat e tyre mafioze jashtë dhe krimet vazhdojnë.

“Burgjet kanë kriminelë të nivelit të lartë dhe janë kërcënim i vërtetë për shoqërinë”.
“Ne e dimë që kanë vazhduar të drejtojnë grupet e tyre mafioze edhe brenda mureve të burgut”.

Një punë e mëtejshme që duhet të bëjë drejtoria e burgjeve për të bllokuar komunikimin e tyre me telefon. Lufta kundër krimit vetëm në këtë mënyrë mund të ndalohet dhe këtë luftë duhet ta bëjmë jo vetëm në rrugët e Britanisë apo Shqipërisë”, tha ai.

Shqetësimet e shprehura nga diplomati britanik janë pohuar edhe nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas të cilëve, persona me rrezikshmëri të lartë, që ndodhen në burg kanë arritur të kërcënojnë apo të ruajnë lidhjet kriminale jashtë burgut.

Zjarr Tv Ad