Ndodh ajo që nuk pritej, gjyqtarëve i ndalohet pjesëmarrja në Tokyo

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lojërat Olimpike është një nga kompeticionet më të rëndësishme botërore.

Edicioni i ardhshëm mbahet vitin e ardhshëm në Tokyo, aty ku nuk mund të mungonin as ndeshjet e boksit. Por, për këtë disiplinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka marrë nëj vendim tepër ekstrem.

Në vendimin e marrë sot, thuhet se asnjë nga 36 gjyqtarët e boksit që vendosen drejtësi në turneun “Rio 2016” nuk do të marrë lejen për të gjykuar në Japoni.

Në Tokio, gjyqtarët do të merren nga një grup i zyrtarëve të certifikuar të Shoqatës së Boksit Ndërkombëtar (AIBA), të cilët janë shqyrtuar për të siguruar që ato plotësojnë kriteret.

“Objektivi kryesor i yni është që çdo gjë të shkojë normalisht dhe pa shkaktuar polemika. Boksierët duhet të fitojnë me transparencë, rezultate sportive dhe lojë të ndershme,” tha kryetari i Shoqatës, Morinari Watanabe.

Një vendim i tillë vjen për shkak se në vitin 2017, AIBA ka nisur hetimet për gjyqtarët që vendosen drejtësi në turneun brazilian, aty ku kishte shumë pakënaqësi për gjykimin.

Zjarr Tv Ad