Fenomen i jashtëzakonshëm ‘në zemër’ të galaktikës ‘NGC 6240’

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident i supozuar deri më sot i një galaktikë i cili më parë besohej se ishte rezultat i përplasjes së dy vrimave të zeza supermasive ka ndryshuar rrjedhën e historisë për shkencëtarët të cilët kanë dalluar së fundmi edhe një vrimë të zezë të tretë masive në thelb të kësaj galaktike.

“NGC 6240” është dalluar gjithmonë për formën e pazakontë dhe shkëlqimin infra të kuq të mrekullueshëm, me astronomët që raportuan dëshmi të një bërthame të dyfishtë aktive në 1983 që do të thotë dy vrima të zeza super aktive në qendër të saj.

Tani, falë vëzhgimeve spektroskopike me rezolucion shumë të lartë nga spektrografia MUSE 3D në Kili, studiuesit kanë arritur të dallojnë atë që qëndron në qendër të dritës së ndritshme të emetuar nga galaktika 300 milionë vite dritë larg tre bërthama vrimash të zeza supermasive.

Astrofizikani, Wolfram Kollatschny nga Universiteti i Gottingen në Gjermani tha:

‘Përmes vëzhgimeve tona me rezolucion hapësinor jashtëzakonisht të lartë ne arritëm të tregonim se sistemi galaktik ndërveprues NGC 6240 mbart jo dy, siç supozohej më parë por tre vrima të zeza supermasive në qendrën e tij.’ Pozicioni i tre vrimave të zeza mbetet i panjohur saktësisht për shkak të afërsisë së tyre dhe dritës së ndritshme që i errëson ato.

Zjarr Tv Ad