Gjesti i klubit kroat pas tërmetit në Shqipëri

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I gjithë vendi i Shqipërisë është tronditur nga tërmetet që kanë qenë prezentë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke marrë jetë njerëzish. Të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës janë solidarizuar dhe po mundohen në çdo mënyrë të ndihmojnë të prekurit nga këto tërmete. Edhe bota e futbollit është prekur nga kjo tragjedi që ka pushtuar Shqipërinë.

Në Zagreb, te klubi i Lokomotivës së Zagrebit, luajnë disa futbollistë shqiptarë, të cilët në pamundësi për të ardhur në Shqipëri, kanë zgjedhur të tregojnë se janë me shqiptarët me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Arber Mehmetllari, Jon Mersinaj dhe Enis Coka kanë bërë me duar shenjën e shqiponjës, duke treguar se po solidarizohen me ngjarjet tragjikë që po ndodhin në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad