SHBA: Bllokoni profilet dhe llogaritë e liderëve të regjimit iranian

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti amerikan i shtetit i ka kërkuar rrjeteve sociale “Facebook”, “Twitter” dhe “Instagram” që të bllokojnë profilet e liderëve të regjimit Iranian, deri në rivendosjen e lidhjes së internetit në vend. Irani prej ditësh është përfshirë nga protestat pas rritjes së çmimit të karburanteve. Në një intervistë për Blumberg, i dërguari amerikan për Iranin, Brajan Huk u shpreh se regjimi i Teheranit është hipokrit pasi ndërpret internetin, ndërsa nga ana tjetër qeveria iraniane vijon të përdorë të gjitha profilet e mundshme në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad